Messi, Ronaldo dhe Van Dijk nominohen për çmimin “Lojtari i Vitit”

Messi, Ronaldo dhe Van Dijk, këta janë zyrtarisht tre të nominuarit për çmimin “Lojtari i Vitit” që do të dhurohet më 29 gusht.

Marketing

UEFA ka publikuar listën zyrtare me tre finalistët të cilët do të garojnë për të fituar çmimin “Lojtari i Vitit” për paraqitjet gjatë sezonit 2018/19.

Lionel Messi i Barcelonës, Cristiano Ronaldo i Juventusit dhe Virgil van Dijk i Liverpoolit, janë treshja që do të luftojnë kokë më kokë për çmimin individual që dhurohet nga UEFA.

Messi fitoi La Ligën me Barcelonën dhe arriti deri në gjysmëfinale, Ronaldu u shpall kampion me Juventusin në Serie A dhe në Champions arriti deri në çerekfinale, kurse Van Dijk u shpall kampion me Liverpoolin, duke triumfuar në finale kundër Tottenhamit.
Fituesi do të zgjidhet gjatë shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në Monaco të enjten më 29 gusht.

Marketing