Messi – Ronaldo: Ky lojtar është më i disiplinuar

Kartoni i kuq i marrë dje nga Lionel Messi, në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Amerikës, ka nxitur debat të madh.

Marketing

Vendimi i gjyqtarit për ta ndëshkuar Leon me karton të kuq ishte skandaloz, duke nxitur kritika të mëdha rreth CONMEBOL.

Messi njihet si një lojtar i qetë, qetësi e cila e përcolli edhe në përplasjen që i solli kartonin e kuq.Ishte Gary Medel ai i cili ngacmoi Messin, por ky i fundi nuk reagoi për t’iu kundërvënë, e që sipas gjyqtarit nuk pati fort dallim, pasi ai e ndëshkoi me të kartonin e kuq.Por, pas këtij kartoni, janë publikuar disa statistika Messi – Ronaldo, kur bëhet fjalë për disiplinën dhe kartonët e kuq.Messi, në krahasim me yllin portugez duket si një shenjtorë. Më poshtë lajmi.net ua përcjell këto statistika.

Cristiano Ronaldo:Kartona të kuq: 11
Kartona të verdhë: 120

Ndeshje të suspenduara: 24

Lionel Messi:Kartona të kuq: 2

Kartona të verdhë: 77
Ndeshje të suspenduara: 4

Sigurisht, debati për lojtarin më të mirë në histori nuk ka fund, dhe në këtë debat po numërohen edhe këto detaje.

Marketing