Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

23:50 | 22 Prill 2021

Marketing

Barcelona ka arritur fitoren e radhës në La Liga në kuadër të xhiros së 32-të ndaj Getafes.

Getafe këtë sezon po luan futboll të mirë, ku në xhiron e 31-të kishte barazuar me Real Madridin, shkruan lajmi.net.

Messi shënoi në min (8’) për të zhbllokuar rezultatin, por pas vetëm katër minutash, në min (12’) Lenglet shënoi autogol.

Por, në min (28′) pas një presioni të Lionel Messit, mbrojtësi, Chakla pasoi topin për portierin Soria, i cili kishte dalë nga porta dhe shënoi autogol.

Messi shënoi golin e dytë në min (33’). Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Barcelonës.

Në pjesën e dytë, pas një prekje me dorë në zonën e Barcelonës, Getafe mori një penalti.

Unal shënoi nga pika  e bardhë në min (69’). Megjithatë, Barcelona arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë.

Ishte Ronald Araujo i cili nga një goditje nga këndi shënoi me kokë në min (87′).

Ishte Antoine Griezmann i cili shënoi nga pika e bardhë në min (92′).

“Blaugranët” tani ngjiten në vendin e tretë me 68 pikë dhe nje ndehsje më pak se Reali dhe Atletico Madridi.

Rezultati përfundimtar, Barcelona 5-2 Getafe./Lajmi.net/

 

Marketing