Messi votohet lojtari më i mirë i të gjitha kohëve

5 “Topa të Artë”, 5 “Këpuca të Arta”, 798 ndeshje, 650 gola, 267 asiste, 32 trofe – nëntë tituj të La Ligas, katër të Champions League, çmimi GOAT shkon për Lionel Messin.

Marketing

Pas një kohe shumë të gjate dhe diskutimeve të shumta, tashmë pyetja “kush është më i miri në histori?” ka përgjigje.
Sulmuesi i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi, është votuar si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, duke mposhtur Cristiano Ronaldon, Pelen dhe Diego Maradonan për titullin prestigjioz.

Kështu vendosën tifozët anembanë botës në anketën e “SPORTbible”, ku morën pjesë 26,104 njerëz.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mori 44% të votave.
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, u rendit i dyti me 36%, kurse Pele dhe Diego Maradona u renditen në vendin e tretë dhe të katërt me 15% dhe 5% të votave, respektivisht.
“Pavarësisht rezultatit, debati se cili prej Messit e Cristianos është G.O.A.T nuk do të zgjidhet asnjëherë mes tifozëve”, shkruan “Sportbible.com”.

Marketing