Messi vs Van Dijk: Statistikat japin një favorit – kush e meriton Topin e Artë?

Kanë mbetur pak orë para së të zbulohet fituesi i Topit të Artë për vitin 2019.

Marketing

France Football’ ka publikuar deri më tani rezultatet e votimeve për Topin e Artë, nga pozita e 30-të deri tek ajo e 11-a, shkruan lajmi.net.

Sigurisht, vëmendja më e madhe qëndron në publikimin e rezultateve për top 10-ën e fundit, e sidomos për treshen e podiumit, ku edhe mësohet fituesi.

Messi e Van Dijk janë dy favoritët kryesorë, kurse i përhershmi Cristiano Ronaldo pritet të jetë edhe jashtë top treshes.

Por, si qëndrojnë statistikat e treshes? Kush e meriton më shumë çmimin? Më poshtë lajmi.net ua përcjell disa statistika, që ju të keni mundësi ta vlerësoni vet situatën.

Messi:
Paraqitje: 34
Gola: 36
Asistime: 10
Gjuajtje për ndeshje: 4.8
Pasime kyçe për ndeshje: 2.3
Driblime për ndeshje: 4.2
Lojtari i ndeshjes nga ‘WhoScored’: 19
Vlerësimi sipas ‘WhoScored’: 8.47

Van Dijk:
Paraqitje: 43
Gola: 8
Pasime për lojë: 68.7
Saktësia në pasime: 88.6%
Spastrime për lojë: 5.3
Duele ajrore të fituara për lojë: 4.9
Lojtari i ndeshjes nga ‘WhoScored’: 5
Vlerësimi sipas ‘WhoScored’: 7.37
Statistikat sikur flasin në favorin e Leo Messi, por nuk dihet se kë kanë zgjedhur votuesit.

Marketing