Mësuesi nga Tetova që jeton dhe vepron në Singapor (FOTO)

Minah Jahiu nga Kallnilu është ndër shqiptarët e vetëm që jeton dhe vepron nëSingapor. Ai në Tetovë dhe rrethinë është njohur si mesuesi i cili ka punuar shumë punime në objektet fetare muslimane në disa xhami të Tetoves.

Marketing

Ai po ashtu në menyrë vollentere ka punuar edhe bustin e Heroit te USHT-se, Abdylselam Emini dhe për këtë kurrë nuk ka marë asnjë mirenjohje nga USHT. Se fundmi mesuesi Minah pas një lufte të gjatë me kancerin në Klinikat e Shkupit ku ka qendruar plot 103 dite ka aritur t’ia dalë.

Ai sot jeton në Singapor ku edhe është angazhuar në një shkolle private për Art.

Ai për TetovaSot tha se “Krejt rastësisht ka aplikuar. Me kanë thirr në interviste dhe me pyeten çfarë diplome kam. Ju thash të Universitetit të Prishtinës ish Jugosllavi. Nuk ka nevoj për dokumente plotësuese”.

Ai me tej thotë se një nga supervizorët e shkollës me origjine franceze i ka thënë se ju shqiptarët jeni popull tejet të talentuar.

Mësuesi Minah, mbetet i vetmi nga rajoni që po punon në një shtet kaq të fuqishëm, por për fat te keq pas moshës 61vjecare dhe pas një lufte të pabarabartë me jetën ai vazhdon t’i sherbej arsimit me përkushtim./TS