Një mësuese italiane në pension u ka trashëguar më shumë se 25 milionë euro spitaleve dhe organizatave bamirëse, në Genova ku ajo jetonte.

Marisa Cavanna vdiq në dhjetor në moshën 96-vjeçare.  Ajo u përshkrua si një grua e rezervuar që kurrë nuk u martua dhe nuk mori pjesë në ngjarje shoqërore. Ajo shkroi nekrologjinë e saj në gazetën e qytetit të Genova, Il Secolo XIX, duke i kushtuar një kujtim të përzemërt  ish-studentëve.

Pasuria e saj ishte me vlerë rreth 40 milionë euro. Nuk ishte e qartë nga vinte pasuria e saj, por media italiane tregojnë se e kishte të trashëguar nga disa familjarë të saj.

Spitali i fëmijëve Gaslini i Genoa do të marrë rreth 5 milion euro, ndërsa spitali Galliera i qytetit do të marrë një shumë të ngjashme, plus shtëpinë e saj.

Drejtori i përgjithshëm i spitalit Galliera Adriano Lagostena, është shprehur për Reuters se paratë nga shitja e shtëpisë do të përdoren për kërkime dhe inovacione.

Lagostena ka deklaruar se ai nuk e kishte njohur personalisht Cavanna, por shtoi se ajo ishte trajtuar në spitalin e tij.

Donacione të tjera do të shkojnë për grupe të drejta dhe organizata bamirësie që veprojnë në Itali dhe jashtë saj, përfshirë Amnesty International. Pjesa tjetër e pasurisë së saj u nda midis kujdestarëve të saj, familjes dhe miqve./