Meta dekoron me titullin “Naim Frashëri” albanologët kinez

Gjatë një ceremonie solemne të zhvilluar ditën e djeshme në Presidencë, Meta ka dekoruar me titullin “Naim Frashër” dy personalitete të shquara kineze, dy albanologë.

Presidenti Meta vlerësoi me titullin “Naim Frashëri”, gazetarin Wang Hongqi në shenjë vlerësimi për veprimtarinë në fushën e marrëdhënieve Shqipëri- Kinë.

Gjithashtu, Meta dekoroi me të njëjtin titull Profesorin, Zheng Enbo në shenjë vlerësimi për veprimtarinë si albanolog kinez, i përkushtuar ndaj trashigimisë shpirtërore të popullit shqiptar.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ai shprehet se ishte një kënaqësi për të, të nderonte dy albanologët e shquar, që të gjithë jetën e tyre ia përkushtuan promovimit të vlerave më të mira të Shqipërisë.

“Ishte kënaqësi të nderoja dje dy albanologë të shquar, të cilët kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë dhe letërsisë shqiptare në Kinë, Profesorin Zheng Enbo dhe gazetarin Wang Hongqi.

Mirënjohje që gjithë jetën e tyre ia përkushtuan promovimit të vlerave më të mira të Shqipërisë dhe krijuesve tanë!”, shkruan ai.

evn