Meta dekoron presidentin e UEFA-s, Ceferin

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin.
“Është një privilegj për mua që të dekoroj këtë personalitet. Sot jam shumë i lidhur me këtë sport kaq të dashur për të gjithë. Falenderoj Ceferin për kontributin që ka dhënë në futboll. “, u shpreh Meta.

Marketing

Postimi i Metës
Për kontributin e çmuar dhe angazhimin e tij personal, në mbështetje të zhvillimit cilësor të futbollit në Shqipëri, pata kënaqësinë të vlerësoja sot Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, simbolin e krenarisë tonë kombëtare që përcaktoi rrugëtimin dhe identitetin europian të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Marketing