Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Helidon Bendon në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH).

Ky dekretim vjen më shumë se një vit pasi Bendo u emërua.
Helidon Bendo zëvendëson në këtë detyrë Visho Ajazin.

Kush është kreu i ri i SHISH-it, Helidon Bendo
Helidon Bendo ka lindur më 12 maj 1971 në Korçë.

Ai ka eksperiencë 21-vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ. Z.Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Kreu i SHISH u diplomua në 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA . Në CV-në e tij nuk mungojnë trajnimet në fushën e sigurisë si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Kreu i SHISH është një njohës dhe folës shumë i mirë i gjuhës angleze dhe asaj greke.

Presidenti Ilir Meta mbajti të bllokuar dekretimin e tij për 12 muaj, ndërsa sot Helidon Bendo merr kompetencat dhe autorizimi e kreut të shtetit shqiptar për të drejtuar një institucioni kaq të rëndësishëm për vendin.