Meta: E vlerësojë lidershipin proeuropian të Zaevit dhe Pendarovskit

Duhet të përfitojmë nga momenti mjaft pozitiv që ka arritur Maqedonia e Veriut me Marrëveshjen e Prespës, dhe jo të dëmtojnë edhe shanset e tyre apo t’i shantazhojmë të tjerët, pasi për ne ka shumë rëndësi që Shqipëria të çelë negociatat, por ka shumë rëndësi që edhe Maqedonia e Veriut t’i çelë këto negociata. Kështu ka thënë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një vizite në Durrës, ndërsa është pyetur për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, shkruan gazeta KOHA.

Marketing

“Duhet të përfitojmë nga momenti mjaft pozitiv që ka arritur Maqedonia e Veriut me Marrëveshjen e Prespës, dhe jo të dëmtojnë edhe shanset e tyre apo t’i shantazhojmë të tjerët, pasi për ne ka shumë rëndësi që Shqipëria të çelë negociatat, por ka shumë rëndësi që edhe Maqedonia e Veriut t’i çelë këto negociata. Jo vetëm për shkak të fqinjësisë mjaftë të rëndësishme. Jo vetëm për shkak të lidershipit të shkëlqyer që ka treguar si kryeministrit Zaev, ashtu edhe presidenti Pendarovski, por edhe për shkak të shqiptarëve që kemi në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë qenë një faktor i jashtëzakonshëm për integrimin europian të atij vendi, por edhe për anëtarësimin e tij në NATO dhe të cilët presin një mesazh pozitiv, edhe për Maqedoninë e Veriut pasi edhe ata nuk dëshirojnë të largohen nga ai vend”, është shprehur Meta, ndërsa ka shtuar se “së bashku duam ta realizojnë të ardhmen si qytetarë europiane, edhe ata, në vendin e tyre dhe pranë familjeve të tyre”.