Meta kujton legjendën e futbollit Panajot Pano: Shembull frymëzimi për të gjithë brezat e sportistëve

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar futbollistin shqiptar, Panajot Pano, kur dje shënonte 10 vite nga ndarja e tij nga jeta.

Marketing

Teksa ka postuar një video në ‘Facebook’ të një nga ndeshjeve ku luante legjenda e futbollit, kreu i shtetit thekson se Pano do të mbetet shembull frymëzimi për të gjithë brezat e sportistëve shqiptarë.

“Edhe pse kanë kaluar 10 vjet nga ndarja me Mbretin👑 e futbollit shqiptar⚽, Panajot Pano, ai do të mbetet gjithmonë një shembull frymëzimi për të gjithë brezat e sportistëve tanë! 🇦🇱”, shkruan Meta.

Marketing