Meta përshëndet shqiptarët me simbolin e shqiponjës nga bjeshkët e Prevallës

Presidenti Ilir Meta ka postuar këtë mëngjes një video të tij në Bjeshkët e Prevallës në Kosovë, nga ku përshëndet me shenjën e shqiponjës shqiptarët dhe i uron një fundjavë të këndshme.

Marketing

“Mirëmëngjes të dashur miq!
Nga kjo ujëvarë e Bjeshkëve të Prevallës, në lartësinë 1850 m, ju uroj të kaloni një fundjavë të mbarë e të gëzueshme me familjet dhe miqtë tuaj!”, shkruan Meta.
Kujtojmë se Meta ka qenë mjaft aktiv ditët e fundit pasi vetëm në dy ditët që lamë pas ka kthyer një sërë ligjesh e koncesionesh të qeverisë për rishqyrtim, përfshi këtu disa nga akset e rrugëve që të majtët i kanë dhënë me tender.

Mirëmëngjes të dashur miq!Nga kjo ujëvarë e Bjeshkëve të Prevallës, në lartësinë 1850 m, ju uroj të kaloni një fundjavë të mbarë e të gëzueshme me familjet dhe miqtë tuaj!

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 9 août 2019

Marketing