Meta pret Çavuşoğlu: Shqipëria dhe Turqia, potencial të jashtëzakonshëm për forcimin e marrëdhënieve

Presidenti Ilir Meta ka patur sot një takim pune me Ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu.

Marketing

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shprehet se Shqipëria dhe Turqia kanë ende një potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera dhe se investimet turke janë të mirëpritura në vendin tonë.

‘’Një takim i ngrohtë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë mike, z.Mevlüt Çavuşoğlu.

Shqipëria dhe Turqia kanë ende një potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera në të gjitha fushat, veçanërisht ekonomike-tregëtare. Investimet turke janë të mirëpritura!’’ përfundon Meta.

Marketing