Meta pritet nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë në Washington D.C.

Gjatë vizitës së tij në Washington D.C, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ishte i ftuar sot në një takim nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë.

Marketing

Presidenti i këtij Këshilli, ambasadori Timothy Chorba dhe ambasadorë të tjerë të pranishëm u njohën gjatë këtij takimi me zhvillimet në Shqipëri dhe veçanërisht me proceset më të fundit në rajonin e Ballkanit. Presidenti Meta, falënderoi Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë për mbështetjen dhe bashkëpunimin me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë duke vlerësuar aktivitetin e tyre dhe ndihmesën profesionale dhe këshillimore që ata japin për çështje të rëndësishme të politikës së jashtme.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, pranoi ftesën e Presidentit Meta për të vizituar Shqipërinë, me qëllim promovimin e vendit e forcimin e miqësisë dhe marrëdhënieve midis dy vendeve.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, është një organizatë me influencë në SHBA, që shprehet në mënyrë të vazhdueshme për politikën e jashtme dhe bashkëpunon me Komitetin e Politikës të Jashtme në Senatin dhe Kongresin Amerikan.

Marketing