Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta priti sot në takim Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, zotin Menduh Thaçi, me të cilin u diskutua rëndësia e integrimit evropian të të dy vendeve tona si dhe të rajonit.

Presidenti i Republikës vlerësoi qasjen pozitive të Qeverisë së Maqedonisë për reformat gjithëpërfshirëse dhe kontributin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në këto procese jetike.

Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin, zgjidhja e çështjes së emrit, me qëllim marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, duke theksuar rëndësinë që ka angazhimi dhe përfshirja aktive e Partisë Demokratike Shqiptare dhe të gjithë faktorit politik shqiptar në Maqedoni në këtë proces të rëndësishëm.

Artikulli paraprakNë Maqedoni vjet janë lindur 2651 fëmijë jashtë martese!
Artikulli tjetërÇezmat publike, ndalohet të pinë ujë kafshët, gjoba për pronarët!