Meta shqiptarëve të Maqedonisë: Kurrë nuk do të jeni vetëm

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta këtë fundjavë ka vizituar Manastirin për nderë të 110- vjetorit të Kongresit të Manastirit. Kreu i shtetit shqiptar pasi që shpërndau në mënyrë simbolike 110 abetare për fëmijët shqiptarë u ndal edhe në fshatin Mexhitli, fshat ky i banuar me shumicë

Marketing

Banorët kanë shprehur falënderimet e tyre për këtë vizitë, dhe për kujdesin që shteti shqiptar tregon për shqiptarët e Maqedonisë. Kurse presidenti Meta ka siguruar edhe njëherë shqiptarët e Maqedonisë se do të kenë gjithmonë kujdesin e shtetit shqiptar.

Ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qëndrojë gjithmonë pranë jush. Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falënderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve. Kruja, Vlora, Prizreni e Manastiri janë qytetet me te rëndësishme për ne shqiptaret”, u shpreh Ilir Meta, president i Republikës së Shqipërisë.

Edhe në një postim në Facebook, presidenti shqiptar Meta ka ndarë foto nga vizita në Mexhitli, teksa shkruan:

“Një takim mjaft i përzemërt me shqiptarët e Mexhitlije (Manastir), fshatit më skajor në kufi me Greqinë. Ndamë së bashku bindjen se kohë më të mira po vijnë edhe për ta, me perspektivat e reja të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë dhe çeljes së negociatave me BE vitin e ardhshëm. Mirënjohje të gjithë atyre që qëndruan në kohë të vështira si shqiptarë dhe ruajtën me krenari gjuhën kombëtare, Alfabeti i së cilës u themelua në Manastir për t’i bashkuar shqiptarët kudo”.

Marketing