Meta: S’ka datë zgjedhjesh për Shkodrën, të pritet 13 Tetori

Presidenti Meta pohon se nuk do të dekretojë përsëritjen e zgjedhjeve për Bashkinë e Shkodrës, pasi kryetari i zgjedhur, Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës. Në një intervistë nga Kosova, për A2 News Presidenti Meta deklaroi se zgjedhjet e vetme të ligjshme për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë janë ato të 13 Tetorit.

Marketing

“Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari aktual”, tha Meta.

Problemi ne rastin e Shkodrës, sipas presidentit, është kapja e institucioneve që nuk kanë bërë punën e tyre, për të verifikuar shkeljen e ligjit.

Sipas Kreut te Shtetit, rasti i Valdrin Pjetrit tregoi se duhet një hetim i thelluar mbi funksionimin e institucioneve shqiptare.

Marketing