Meta telefonon Mitsotakis, mesazh për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i ri i Greqisë. Meta thotë se i ka uruar suksese Mitsotakisit dhe se shpreson që marrëdhëniet midis dy shteteve do të fuqizohen edhe më shumë.

Marketing

“Kënaqësi t’i uroja sot gjatë një bisede telefonike, shumë suksese, kryeministrit të ri të Greqisë, z.Kyriakos Mitsotakis. Shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të dy popujve tanë. Progresi i Greqisë është shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe për të ardhmen e përbashkët europiane”, shprehet Meta.

Kyriakos Mitsotakis u shpall dje fitues i zgjedhjeve parlamentare në Greqi dhe do të zëvendësojë Aleksis Tsipras në drejtimin e shtetit fqinj.

Marketing