Metodologjia e re nënkupton proces të inkuadrimit me qëllim përfundimtar – anëtarësimin

Kyçe në metodologjinë e re që e prezanton Franca është që bëhet fjalë për një proces që ka për qëllim përfundimtar – anëtarësimin. Dokumenti e jep vetëm kornizën si duhet të duket qasja e re në procesin e zgjerimit, por jo edhe dinamikën, ndërsa pritet këtë ta saktësojë Komisioni Evropian.

Marketing

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujarv Osmani dje pas takimit me ambasadorin francez Kristian Timonie theksoi se përshtypja e tij e parë nga non-pejperi nga Franca në lidhje me metodologjinë e re për negociata me Bashkimin Evropian është se procesi po lëviz dhe presim miratim shumë të shpejtë të metodologjisë, si dhe vendim për fillimin e negociatave.

Ai theksoi shtatë punë pozitive – ajo që non-pejper vjen menjëherë pas samitit të tetorit sepse nuk ka pengesa në procesin e negociatave, pir dinamika menjëherë lëviz, si dhe ajo se për momentin kur e kanë marrë vendet anëtare, e ka marrë edhe vendi ynë që eventualisht të marrë pjesë para finalizimit të tij.

“E dyta, presidenti Makron qartë tregon se nuk ka alternativë nga anëtarësimi i plotfuqishëm në BE. Gjegjësisht se qëllimi përfundimtar është anëtarësimi i plotfuqishëm. Ashtu që, të gjitha debatet për disa alternativa dhe forma tjera të inkuadrimit janë jashtë debatit”, theksoi Osmani.

Metodologjia e re, shtoi, parasheh përfshirje në politikën kohenzike dhe në fondet strukturore para vetë anëtarësimit, që tani e kanë vetëm vendet anëtare, si dhe monitorim më strikt në qeverisjen e mirë përmes raporteve të rregullta, që është, siç thotë. mënyra më e mirë për t’i mbajtur qeveritë të fokusuara dhe më shpejtë ta zbatojnë procesin e harmonizimit. E ndau edhe kthyeshmërinë e procesit si stimul i mundshëm pozitiv në mbajtjen e fokusit dhe në përshpejtimin e procesit.

“Udhërrëfyesit të cilat janë individuale dhe janë të detajuara për çdo vend, gjithashtu, mund të jenë të rëndësishme për mbajtjen e fokusit dhe për harmonizim më të shpejtë. Metodologjia parasheh edhe pjesëmarrje në trupat e Këshillit që para anëtarësimit që mund të na përgatisë për vetë anëtarësimin”, theksoi Osmani.

Në pyetjen nëse metodologjia e re, veçanërisht propozimet për kthyeshmëri dhe qasjen deri tek fondet strukturore, do ta ngadalësojë ritmin dhe mund ta mbajë vendin gjatë në procesin e negociatave, Osmani tha se nuk konsideron se me këtë metodologji mund të flasim nëse do të shkurtohet ose do të vazhdojë procesi.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme për non pejperin e Francës për metodologjinë e re të negocimit ende është lëndë e analizave më të hollësishme. Për ne është mënyrë, jo vetëm drejtpërdrejt aq ndaj këtij non pejperi, por si parime të përgjithshme është kyçe dhe nuk kemi çfarë të humbasim nëse ka më tepër ashpërsi në proces.

“Gjithashtu është kyçe, edhe kjo është theksuar në këtë non pejper, që bëhet fjalë për proces që ka qëllimin përfundimtar – anëtarësimin. Kjo është përsëritur në disa vende në non pejperin. Ne do të donim të kemi kushte për garë të barabartë me të gjitha vendet të rajonit tonë të Ballkanit Perëndimor dhe mendoj se është me rëndësi që procesi i aderimit, çfarëdo që të jetë, të mundësojë një olimpiadë të reformave”, vlerësoi Dimitrov.

Lidhur me fondet strukturore, ai theksoi se kjo është më shumë se një pyetje për vendet anëtare dhe është interesante ideja që qytetarët që të kenë përfitime më të shpejta të dukshme nga reformat, kundrejt procesit i cili ka vazhdimisht reforma me përfitime vetëm në fund të këtij procesi.

Ministrja suedeze e Punëve të Jashtme An Linde, për çështjen e njëjtë theksoi se ende nuk e kanë analizuar non-pejperin francez.

“Qëndrimi ynë është se do të donim të shohim reformim të mënyrës në të cilën po zhvillohet procesi i aderimit, por nuk jam e gatshme të them diçka më hollësisht lidhur me dokumentin francez”, theksoi shefja e diplomacisë suedeze në konferencën e përbashkët për shtyp me Dimitrovin.

Ambasadori francez Timonie deklaroi se me vetë atë që dokumenti është prezantuar në të njëjtën kohë si edhe për vendet anëtare, është me qëllim që të tregohet se e konsiderojnë vendin tonë për partner.

Ai shtoi se ka pasur qëndrime shumë të ndryshme lidhur me vendimin në tetor në Bruksel, pothuajse të gjithë ishin të pajtimit për nevojën nga ndryshimi i metodologjisë që të sigurohet funksionalizëm më i madh.

“Reagimi i parë është pozitiv dhe shpresoj se nëse disponimi i tillë pozitiv mbiqeveris tek vendet anëtare, mund të vazhdojmë shumë shpejtë. Do të donim që punët të zgjidhen në fillim të vitit 2020 që të jemi të gatshëm për samitin në Zagreb, sepse ky është afati të cilin e kemi vendosur. Tani filluam të bisedojmë për metodologjinë. Duhet të punojmë në këtë”, shtoi Timonie.