Mexhiti: Do ta ndjeni dorën e ngrohtë të Ali Ahmetit dhe BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë shumë punë të mira, investime në shkolla të reja, në arsim, shëndetësi dhe sfera të tjera.

Marketing

Kështu është shprehur sot, Izet Mexhiti në aktivitetin partiak ku u zgjodhë kryetari i komunës së Cairit.

Ai ka thënë se do të ketë edhe investime të reja, punësime të reja dhe se në të ardhmen aduti kryesorë i BDI-së do jetë në të ardhmen kontakti direktë me qytetarin.

“Ai ka thënë se përvec degës dhe organeve tjera do të caktohen edhe 80 koordinator të cilët në vazhdimsi do informojnë kryetarin e degës dhe kryesinë e degës se si është puna në cdo vend votim dhe të shohim se ku mungon, ku kemi gabu dhe ku e kemi tepru. Për të bërë një balancë sepse 4000 punësimet që i kemi realuzuar në këtë komunë kanë mundësuar që qytetarët të jenë të pranishëm në arsim, shëndetësi dhe institucionet shtetërore.

Detyra jonë do të jetë që ato familje të mëdha për X arsye nuk e kanë ndjerë dorën e ngrohtë të Ali Ahmetit dhe BDI-së do jetë detyrë e jonë që ne të shkojmë të trokasim te ato.

Do jetë detyrë e jonë që themeluesit që ishin me ne në 2002, për X arsye nuk janë sot me ne, duhet të shkojmë te ata dhe të shohim se ku kemi gabu gjatë rrugës dhe ku kemi bërë lëshime . Sepse ata ishin me bindje me BDI-së dhe UCK-në dhe sot ata vendin e kanë aty ku udheq Ali Ahmeti”, është shprehur Mexhiti.