Mexhiti: Faleminderit që ishit pjesë e vendimarrjes në një proces jetik!

“Të dashur bashkëqytetarë,

Marketing

Dua të falenderoj çdonjërin prej jush sot, që ishit pjesë e vendimmarrjes në një proces jetik për shtetin dhe të ardhmen tonë të përbashkët.

Ju që me votën tuaj dëshmuat lartë përgjegjësi qytetare, sens politik dhe vullnetin e mirë për shtetbërje. Ju që besuat fortë në konceptin e proklamuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe lideri Ali Ahmeti, dhe qëndruat të rreshtuar pa mëdyshje rreth idesë së një presidenti konsensual, i cili do të jetë për të gjithë dhe i të gjithëve, mbi palët dhe për palët dhe së fundmi president unifikues dhe prijës i proceseve që Maqedoninë e Veriut e bën shtet anëtar të NATO-s dhe BE-së!

Maqedonia e Veriut tashmë qartë do të hapëron drejt integrimit dhe progresit, drejt mirëqenies dhe zhvillimit!

Dhe pa asnjë dyshim që e gjithë merita ju takon Ju, na takon të gjithë ne #bashkë që i dham goditjen e fundit mendësisë izoluese dhe regresive në dimensionin shtetërorë

Bashkë me fitoren sot, dua që të Ju uroj edhe muajin e shenjtë të Ramazanit, i cili në esencë promovon paqen, tolerancën, sakrificën dhe mirëkuptimin, duke uruar që këto vlera morale ti kultivojmë çdo ditë të jetës tonë, si vlera që pasurojnë njeriun dhe ndërtojnë shoqërinë.

Faleminderit,

Marketing