Bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 1 nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti në një intervistë ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ka folur për platformën e BDI-së, kryeministrin e pare shqiptarë si dhe për procesin e decentralizimit në vend.

Ai thotë se nëse kthehemi në retrospektivë, do të shohim se para vitit 2005, komunat që kanë ekzistuar kanë qenë komuna simbolike me aspak buxhet, buxhet simbolik dhe me kompetenca simbolike, me 13 kompetenca ndër to edhe pastrimi i oxhaqeve.

Mexhiti thotë se duhet të kemi parasyshë se decentralizimi është një ndër shtyllat kryesore të MO-së, pra është një ndër mekanizmat i cili mundëson zhvillimin ose zvogëlimin e diskriminimit ndërmjet komuniteteve, në këtë rast edhe shqiptarëve, që ofron një mundësi më tepër komuniteteve jo maqedone.
“Duhet ta kemi parasyshë se Bashkimi Demokratik për Integrim është ajo që e bëri Komunën e Çairit shqiptare, Komunën e Strugës, Komunën e Kërçovës. Po mundohemi edhe në Butel të reflektojmë realitetin, sepse mendojmë se tani nuk është mirë i reflektuar realiteti në Komunën e Butelit. Nuk ka nevojë për ndryshim kufijsh, por mendojë se një pjesë e mirë të shqiptarëve që jetojnë në Butel duhet ti ndryshojnë adresat e tyre, të konstatojnë vendbanimin e tyre, pra edhe procesi i legalizimit duhet të lëvizë pak më shpejtë dhe mendojë se shqiptarët minimum janë aty 40% dhe duke e pasur parasysh këtë duhet të jenë faktorë shumë të rëndësishëm në Komunën e Butelit që nuk është për momentin. Duhet të kemi parasysh poashtu që është BDI e cila i fuqizoi komunat në përgjithësi duke e lëvizë procesin e decentralizimit fiskal, dmth fazën e parë dhe fazën e dytë dhe mendojë se ka ardhur momenti kur duhet të lëvizim drejt fazës së tretë të decentralizimit fiskal”, ka deklaruar Izet Mexhiti.

Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë me Izet Mexhiti:

blob:https://www.facebook.com/7899be2b-decb-4647-b1ef-746a8aad3d5e