Mexhiti: Ja kur duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Anëtari i lartë i BDI-së, Izet Mexhiti ka theksuar se tani nuk është koha që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai në emisionin “Click Plus” në TV21 nënvizoi se prioritet për Maqedoninë e Veriut është përmbyllja e procesit të anëtarësimit në NATO në dhjetor ose në shkurt, varësisht nga pritjet nga Spanja, e cila nuk ka zgjedhur Qeverinë e re.

Marketing

“Nuk do të ishte mirë të shkojmë në zgjedhje, duke pasur parasysh fokusin në procesin e anëtarësimit në NATO dhe ndikimin rus në rajon. Ne si subjekte të mëdha vendosim se kur do të jetë momenti që të shkohet në zgjedhje, por jo para se të përmbyllim interesin strategjik për anëtarësim në NATO dhe BE”, theksoi Mexhiti, duke komentuar kërkesën e opozitës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Marketing