Mexhiti: Jo Taravari!Ju nuk keni asgjë të përbashkët me Vetëvendosjen, jeni produkt i PDSH-së

Përderisa sekretari i Aleancës për Shqiptarët,Arben Taravari citonte slloganin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke dashur të identifikohet me Albin Kurtin gjatë emisionit të mbëmshën në Tv 21, nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti e përkujtoi atë se Albin Kurti përfaqëson Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si pjestarë i sajë bashkë me Adem Demaçin dhe jo si partia e tij e cila ushtarët e UÇK -së, i quante terrorist.

Marketing

Ndryshe, Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti e ka fituar debatin e mbrëmshëm kundër Arben Taravarit, sipas komentuesve online.12 orë pas debatit të mbrëmshëm në TV21, audienca dha vlerësimin e vet se kush i ka lënë më shumë përshtypje nga debati i mbrëmshëm në Click Plus.

E në votim online, sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari morri 697 vota (zemra), kurse nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti arriti të tubojë, 1.200 vota (pëlqime).

Marketing