Mexhiti: Kjo qeveri e ka përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së

Deputeti Izet Mexhiti tha se BDI është një parti me traditë ku kultivohet debati brenda subjektit por për të fjala e fundit është ajo e liderit të BDI-së Ali Ahmeti informon TetovaSot

Marketing

Ai konfirmoi se do të kontriboj prapë për një qeveri e cila ka bekimin e partnerëve tanë si SHBA dhe ajo e Unionit Evropian.
Për deputetin e BDI-së Mexhiti është vlerë demokratike që deri në fund të luftosh për qëndrimet e tua por mandej mbisundojnë qëndrimet e shumicës kur të sillen dhe duhet të respektohen përcjellë TetovaSot.
Mexhiti tha se do ta votoj qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.
Në vazhdimësi në Bashkimin Demokratik për Integrim është kultivuar një debat i tillë dhe kjo ka ndikuar në forcimin e këtij subjekti politik që i ka fituar të gjitha ciklet zgjedhore që nga 2002 dhe deri në zgjedhjet e fundit Parlamentare të mbajtura më 15 Korrik.TetovaSot.