Mexhiti: Koncepti për president konsensual do të ngadhënjejë edhe më 5 maj

Shefi i shtabit zgjedhorë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti ka falënderuar votuesit për mbështetjen e dhënë dje në mënyrë dinjitoze për konceptin e presidentit konsensual.
‘Ky koncept do të ngadhënjejë edhe më 5 maj’, thekson Mexhiti.

Marketing

Të nderuar qytetarë,
Më lejoni të Ju falënderoj pafundësisht, si fillim për mënyrën se si e realizuat të drejtën tuaj qytetare për votë. Zgjedhjet e djeshme në mënyrë absolute ishin të lira, të drejta dhe demokratike ashtu siç i ngjanë një vendi evropian dhe bashkëkohorë.

Si shef i shtabit zgjedhorë i Bashkimit Demokratik për Integrim, falënderoj për çdo mbështetje kundrejt konceptit tonë për PRESIDENT KONSENSUAL të shprehur në votë nga ana juaj.

Ideja dhe koncepti do të ngadhënjejë, me këtë shprehje dua të Ju inkurajoj për raundin e dytë të këtij procesi zgjedhorë i cili do të zhvillohet me 5 maj, përfundimisht duke votuar kandidatin i cili Maqedonisë së Veriut do ti sjellë integrimin, stabilitetin, sigurinë dhe ardhmërinë si shtet!
PS. Dibra si ngjarje në vete e kurorëzuar me fitore të merituar me në krye Dr. Hekuran Duka, premton zhvillim, standard dhe komunë evropiane për Dibranët.
Urime dhe Bashkë përpara!, ka shkruar Izet Mexhiti në facebook.

Marketing