Mexhiti: Kundërshtarët e BDI-së përgjigjen do ta marrin më 12 prill

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në fjalimin e tij me rastin e hapjes së shtabit zgjedhor të BDI_së, theksoi se kundërshtarët e BDI-së përgjigjen do ta marin më 12 prill nga militantët e BDI-së. Sipas tij BDI-ja është çelësi për realizimin e projekteve në të mirë të shqiptarëve.

Marketing

“Bashkimi demokratik për Integrim në krye me Ali Ahmetin nuk kërkon votë për ti mposhtur partitë e tjera politike shqiptare, BDI-ja del me fushatë pozitive, detyrimisht me raport se çka ka punuar për popullin gjatë këtij mandati dhe mandateve tjera dhe del me program se për çka e kërkon votën në mandatin e ardhshëm parlamentar. Ne nuk merremi me tjetër sepse e dimë që aq më shumë që luftohet Ali Ahmeti dhe BDI-ja, qoftë nga VMRO dhe LSDM qoftë nga satelitët e tyre, përgjigjen e fortë dhe të fuqishme do ta marrin më 12 prill, nga askush tjetër por populli shqiptarë dhe aktivistët e BDI-së”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së dhe ish kryetar i Komunës së Çairit.

Marketing