Mexhiti: Me konsensus në të ardhmen mund të kemi President shqiptar

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në emisionin “Rruga e Drejtë” në AlsatM dhe se BDI bën politika për ta faktorizuar votën shqiptare, transmeton Zhurnal. Ai tha se me konsensus në të ardhmen shqiptarët mund ta fitojnë edhe funksionin të Presidentit të shtetit.

Marketing

Mexhiti potencoi se kandidati shqiptar për president këto zgjedhje nuk mund të kalon në raundin e dytë.

“Mendoj se me konsensus në të ardhmen mund të kemi edhe president shteti shqiptar. Ne kemi politikë që ta faktorizojmë votën shqiptare. Kandidati shqiptar është largë asaj që të hy në raundin e dytë”, shpreh ai.

Mexhiti tha se BDI qëndron pas deklaratës së Kryeministrit Zaev, se nëse humb Pendarovski atëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

“Po do të shkojmë në zgjedhje të parakohëshme nëse humb Pendarovski. Por ne kemi vetbesim se Pendarovski do të jetë fitues. Pas deklaratës së Zaevit qëndrojmë edhe ne”, thotë Mexhiti.

Marketing