Mexhiti nga Kondova: Edhe Gruevski në 2016 po edhe Zaevi tani merren vetëm me Ali Ahmetin

Bartësi i listës së BDlsë në zonën e 1 zgjedhore Izet Mexhiti sot ka pasur takim me banorët e Kondovës ku nga afër ka prezantuar platformën e BDlsë dhe ka folur për konceptin dhe idenë e kryeministrit shqiptarë.

Marketing

Mendoj se kemi bërë përvojë të gjatë nga vitet 90 shqiptarët gjithandej, nuk jemi nga ata që joshen nga fjalë boshe por kemi lëviz dhe tashmë qytetari në tubime dëgjon kandidatët e ndryshëm dhe kërkon program e platform, ne vijmë me të arriturat e BDI në gjitha fushat si arsim e shëndetësi, e ekonomi, sot është më ndryshe se para 18 viteve, dhe sot vijmë këtu për të kërkuar votën tuaj për t’iu përfaqësuar me projekte qoftë ato nacionale e lokale, Ne kërkojmë votën për ti forcuar shqiptarët dhe të jemi më të dinjitetshëm, dallimi mes neve dhe të tjerëve është se ata tjetër nuk përfaqësojnë as opozitën sepse disa janë pjesë e qeverisë e disa ishin dhe dolën, ka thënë para banorëve të Kondovës, kandidati për deputet nga BDI Izet Mexhiti.

Sipas tij, Ali Ahmeti nuk punon për përçarjen e shqiptarëve por përkundrazi, ideja dhe koncepti i kryeministrit shqiptarë synon që të gjithë shqiptarët nëpër komunat që drejtohen prej tyre të jenë të barabartë pavarësisht cila parti udhëheq ato.

Nuk është rastësisht që Gruevski në 2016 edhe Zaevi tash nuk merren me të tjerët por me Ahmetin dhe BDl dhe kjo ka arsyen e vet sepse Ahmeti dhe BDl nuk investon në përçarjen shqiptare dhe humbje të energjisë, punon për të tjerët dhe vendos standard të ri në politikën vendore, ne kërkojmë votë prej jush që të synojmë postin e kryeministrit, me këtë kryeministër të gjithë do të kenë më lehtë të zgjidhin problemet nëpër komuna si Bexheti, Sadiku e Taravari sepse do të punojë në barazinë për qytetarët, ka thënë mes tjerave para banorëve të Kondovës, Mexhiti.