Mexhiti – Petkovskit: BDI është akademi politike, çdo kërkesë e ka legjitime

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti i ka reaguar ashpër ish kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Tito Petkovsit, pas deklarimeve të këtij të fundit se BDI, dëshiron t’a delegjitimon Zaevin dhe LSDM-në, informon gazeta KOHA.

Marketing

Përveç kësaj, Petkovski për mediat në gjuhën maqedonas, ka deklaruar se edhe pas ftesë së Ahmetit për takim me liderët shqiptar në 19 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit fshihet diçka siç thotë ai e “madhe shqiptare”.

“Ahmeti tregoi se ai e lexon Marrëveshjen e Ohrit në një mënyrë tjetër, në krahasim me atë që e lexojnë Marrëveshjen si paqësore. Kandidati për kryeministër Naser Ziberi dhe Ali Ahmeti nuk thanë asnjë fjali të vetme në maqedonisht gjatë fushatës zgjedhore. Ata folën për futjen e gjuhës shqipe nga klasa e parë. Ali Ahmeti, i cili fitoi votat me retorikë nacionaliste, tani po shantazhon numrin e deputetëve”, thotë Petkovski, përcjell KOHA.

Por nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në reagimin e tij të ashpër ndaj Petkovskit i rikujton edhe Zgjedhjet Presidenciale të vitit 1998. “Ne zgjedhjet presidenciale ne vitin 1999 deklarove se nuk ke nevoje per votat shqiptare, ne rrethin e pare kishe diference prej 123.000 ndaj te ndierit Trajkovski, por ne rrethin e dyte pas deklarates tende humbe me diference prej 60.000 votave nga Boris Trajkovski. Nese per veten tende ske marre mesim nga viti 99, te pakten kurse tjeret nga gabimi i njejte. Mos i merr me qafe partneret e tu me gabimet e tua. BDI eshte akademi politike e cila cdo kerkese e ka legjitime dhe te argumentuar dhe mbi te gjitha te qendrueshme”, deklaroi për KOHA, Mexhiti.

Sipas tij, nese ti ke problem dhe i harron ngjarjet politike, po te rikujtoj se ishe pikerisht ti ai qe tradhetove LSDM duke derguar ne opozite ne vitin 2006 duket mbeshtetur VMRO-ne dhe PDSH-ne dhe duket shkelur vullnetin shqiptar dhe duke trasuar rrugen ngritjes se Gruevskit.

Marketing