Maqedonia është shtet sekular dhe autonomia e bashkësive fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të respektohet, ky është qëndrimi i Bashkimit Demokratik për Integrim për ndodhitë e fundit në BFI deklaroi nënkryetari i BDI-së dhe shef i Shtabit Qendror për zgjedhjet presidenciale Izet Mexhiti në një intervistë për TV 1.

“Unë i kam 42 vjet dhe deri më tani skam dëgjuar se gjykatat të shkarkojnë dhe emërojnë kreun e bashkësive fetare. Ne respektojmë autonomin e BFI-së dhe të gjitha bashkësive fetare që janë në vendin tonë dhe ata kanë organet e tyre të brendshme. Të gjitha institucionet, por dhe politika më larg bashkësive fetare dhe nëse dëshirohet që të ketë ndonjë rend atëherë duhet të fillojmë prej te Kisha Ortodokse e Maqedonisë së Veriut dhe pastaj në bashkësitë tjera fetare”, tha Mexhiti në një intervistë për TV1

Artikulli paraprakPublikohet ‘Djal dukat’ nga Lumi B dhe Skerdi
Artikulli tjetërMexhiti 50 mijë vota të BDI-së kanë shkuar në konton e Pendarovskit