Mexhiti takoi ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka (FOTO)

Dje si kryetar i grupit për bashkëpunim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë së bashku me grupin e deputetëve për bashkëpunim, takuam ambasadorin e Shqipërisë z.Fatos Reka.

Marketing

Si grup i ri deputetësh për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, biseduam se si ky bashkëpunim parlamentar mund të ndihmojmë për përforcimin e të dya vendeve në të gjitha fushat. Të dy vendet kemi interesat e përbashkëta në politikën e jashtme, në marrëdhëniet e BE-së, NATO-s dhe bashkëpunimin rajonal.

Gjithashtu theksova se i mbështes të gjitha projektet në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në kuadër të IPA 2 për bashkëpunimin ndërkufitar me qëllim të inkurajoj zhvillimin ndërkufitar ekonomik, zhvillimin shoqëror dhe propozova intensifikimin e tyre.

Mbështes projektet për ndërtimin e rrugëve dhe përmirësimin e infrastrukturës brenda Korridorit VIII, si dhe përmirësimin e lidhjes së energjisë ndërmjet dy vendeve. Projektet e lidhjes hekurudhore ndërmjet dy vendeve do të kenë rëndësi të madhe për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe rritjen e shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve.

Shpreha kënaqësinë për interesin dhe iniciativen e perbashkët për lidhjen e marrëveshjes dypalëshe për thjeshtimin e procedurave kufitare (sistemin njësportel) për pasagjerët dhe automjetet në pikën e kalimit kufitar Qafë Thanë.

Shpreha kënaqësinë nga pranimi e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Inciativën Adriatike – të Jonit dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar në këtë Iniciative. 

Marketing