Mexhiti: Vota ‘PËR’ nënkupton investim për të tashmen dhe të ardhmen

‘Me votën e 30 shtatorit ne krijojmë siguri për gjeneratat e ardhshme pasi do të jemi nën ombrellën e NATO-së. Është nder dhe krenari të jesh pjesë e asaj ushtrie të madhe e cila mundëson sigurinë e gjithë qytetarëve’, ka theksuar mes tjerash nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti në tubimin e sontëm në Shkup.

Marketing

Sipas tij me votën ‘PRO’ më 30 shtator votojmë për vlera dhe standarde evropiane andaj të gjithë të drejtohemi drejt kutive të votimit për të votuar për ardhmërinë tonë.

Marketing