Me vendosjen e tatimit të drejtë, progresiv në Maqedoni do të sigurohen mjete shtesë për vendosje të të ardhurave minimale të garantuara. Me këtë, qytetarët më fitimprurës do t’u ndihmojnë kategorive të ndjeshme të qytetarëve, theksohet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Financave.

Nga atje sqarojnë se qytetarët më fitimprurës, një për qind kanë tatim të përgjithshëm efektiv tatimor, i cili është më i ulët nga ai i qytetarëve tjerë. Për këtë, pragu për tatimizimin progresiv është vendosur që ta përfshijë pikërisht këtë grup qytetarësh.

“Propozojmë vendosje shtesë të shkallës prej 8 për qindëve nga të ardhurat që tejkalon 90.000 denarë në muaj, tatimi do të ishte 10 për qind sikur edhe tani, ndërsa vetëm në pjesën e të ardhurave që tejkalon 90.000 denarë, do të paguheshin 8 për qind shtesë”, thekson Ministria e Financave.

Për shembull, siç sqaroi ministri i Financave Dragan Tevdovski sot në pres konferencë në pagën prej 100.000 denarëve për 90.000 do të paguhet tatim në shkallë për 10 për qind tatim, ndërsa për 100.000 denarë do të paguhet 18 për qind taksë. Me këtë, për shumicën e qytetarëve, shkalla tatimore do të mbetet e njëjtë, 10 për qind.

Ai tha se pragu prej 90.000 denarë është zgjedhur për shkak se përfshin një për qind të banorëve në Maqedoni.

Tevdovski theksoi se në vitin 2017 1 për qind e njerëzve në Maqedoni kanë fituar 4.486 euro në muaj. Kjo është 14.4 herë më shumë se të ardhurat mesatare të qytetarëve të Maqedonisë dhe e rendit Maqedoninë në vendin e parë në Evropë për pabarazi sociale.

Përveç kësaj, rritet përjashtimi nga taksat e pagave dhe pensioneve, gjegjësisht pjesë e cila nuk paguan taksë prej 8.000 denarë në muaj. Me këtë sipas Tevdovskit, ulet shkalla efektive tatimore për ata qytetarë që kanë të ardhura më të vogla.

Sipas llogaritjeve, nëse deri më tani paga bruto prej 140 mijë denarësh arrinte 92.732 denarë neto, tani do të arrijë shumën e 92.444 denarë, domethënë tatimi shtesë do të jetë 289 denarë ose 0.2 përqind e pagës bruto. Me këto fonde do të financohen reformat sociale.

Maqedonia siç sqaroi Tevdovski, ka të ardhura shumë të ulëta buxhetore prej 28 për qind nga BPV-ja që është një nga më të ulëtat në Evropë, ndërsa shteti nga miratimi i tatimit progresiv do të fitonte 25 milionë euro të cilat, do të përdoren në luftën kundër varfërisë.