Shkurtohen shuma më të vogla prej më shumë shfrytëzuesve të buxhetit, ndërsa alokohen 210,4 milionë denarë për zbatimin e referendumit të ardhshëm, me vendimin për risistemim midis shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe midis fondeve të cilin Kuvendi e votoi sot pasdite.

Pasi u votua vendimi, me kumtesë doli Ministria e Financave në të cilën thuhet se sigurohen mjete, pa pasur ndikim ndaj punës së shfrytëzuesve buxhetorë e as ndaj zbatimit të programeve dhe projekteve buxhetore.

Vendimi për risistemimin e mjeteve u soll pa debat, me 64 vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe “abstenim” ndërsa atij i kanë paraprirë seanca të Komisionit për financim dhe buxhet dhe Komisionit ligjdhënës-juridik.

Paraprakisht Komisioni, me 68 vota “për”, pa asnjë “kundër” dhe “abstenim” dhe në mungesë të opozitës, solli vendim më 30 shtator 2018 të mbahet referendum për emrin i cili do të jetë konsultativ.

Pyetja e referendumit do të jetë: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.