Borxhi publik i Maqedonisë në tremujorin e dytë të këtij viti për 0,1 për qind e ka tejkaluar nivelin e vitit të kaluar, kur për herë të parë pas nëntë viteve ishte ulur dhe ka qenë 47,6 për qind nga BPV. Në tremujorin e dytë të vitit 2018, borxhi publik ka qenë 47,7 për qind nga PBV, kumtoi Ministria e Financave në faqen e saj të internetit.

Ministria publikoi grafik nga i cili mund të vërehet ndarje e borxhit në periudhën 2008-2016, ndërsa në tremujorin e parë nga viti 2018 borxhi është 47,2 për qind.

Në vitin 2008, sipas grafikut, borxhi publik ka qenë 23 për qind nga BPV, ndërsa në vitin 2016 ka arritur 48,5 për qind.