Mianmar, nga sulmi me bombë humb jetën një deputet dhe disa persona të tjerë

Në provincën Bago të Mianmarit, ku ndodhi puçi ushtarak, pesë persona humbën jetën në një sulm me bombë që synonte vrasjen e një deputeti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në faqen e internetit të Myanmar Now, tri pajisje bombarduese shpërthyen në fshatin Zee Olak në provincën Bago, në zonën ku ndodhet deputeti i Partisë Demokrate Kombëtare (NLD), Thet Hlaing Win.

Në shpërthim, së bashku me deputetin Win u vranë edhe tre policë dhe një civil.

Marketing

Deputeti Win ishte i njohur për afërsinë e tij me ish-ministren e Jashtme dhe udhëheqësen defakto të vendit, Aung San Suu Kyi, e cila u rrëzua nga pushteti pas grushtit të shtetit.

Nuk kishte asnjë deklaratë zyrtare se kush e kreu sulmin, por aktivistët anti-grusht-shteti pretenduan se sulmi ishte organizuar nga bandat e qeverisë pro-ushtarake.

Nga ana tjetër, thuhet se policia në Bago mori pjesë në protestat anti-grusht-shteti dhe bëri mosbindje civile.

Grusht shteti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit, pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Që kur filluan protestat kundër grushtit të shtetit, 766 persona vdiqën si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të forcave të sigurisë në protesta.

Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arrest.



. .

Marketing