Miçel porositi Mickoskin të tregojë qëndrim të qartë dhe t’i inkurajojë qytetarët të votojnë (Video)

Të jetë i qartë lidhur me referendumin e ardhshëm dhe t’i inkurajojë qytetarët e Maqedonisë të dalin dhe të votojnë, i tha sot ndihmës-sekretari i shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Ves Miçel liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Marketing

Miçel pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev sot në një deklaratë për mediat para Qeverisë përmendi se SHBA-ja e sheh Maqedoninë si mike dhe partnere të rëndësishme dhe theksoi se vendi gjendet para mundësisë historike të vazhdojë të ecë në rrugën drejt integrimit të plotë në NATO- dhe BE.

Ai sot, përmendi se në Shkup mes tjerash ka pasur takime edhe me liderin e opozitës dhe ua ka transmetuar porosinë e njëjtë të cilën ua ka transmetuar edhe bashkëbiseduesve tjerë.

“Sot porosinë e njëjtë e transmetova deri te të gjithë liderët në Maqedoni me të cilët u takova. Maqedonia gjatë ishte në rrugën drejtë perëndimit dhe tani është koha të gjithë qytetarët e Maqedonisë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike të jenë përgjegjës të votojnë për këtë mundësi historike. Tani është koha ta tregoni mendimin tuaj”, tha Miçel.

Në pyetjen çka nëse nuk ka sukses referendumi, Miçel tha se nuk dëshiron të spekulojë dhe shtoi se vendimi për ardhmërinë e vendit është në duart e qytetarëve të Maqedonisë. Ai theksoi se Marrëveshja e Prespës nuk ka qenë e lehtë as për Maqedoninë e as për Greqinë.

Përkujtoi se ka qenë proces i gjatë dhe i vështirë në të cilin të dyja palët kanë bërë lëshime.

Kryeministri Zaev theksoi se Maqedonisë i duhen liderë të fuqishëm si dhe edhe njëherë i bëri thirrje opozitës qartë të përcaktohet lidhur me referendumin e ardhshëm. Përmendi se duhet lidership i cili do ta njohë momentin aktual. Shprehu bindjen se duke i pasur parasysh anketat e fundit një përqindje e madhe e qytetarëve të Maqedonisë do të vendos se ardhmëria jonë është të bëhemi pjesë e aleancës më të fuqishme politike-ushtarake NATO-s dhe aleancës më të fuqishme ekonomike Bashkimit Evropian.

Kryeministri përkujtoi se Miçel për herë të parë në vend ka ardhur në mars, kur siç tha, ai personalisht ia ka paralajmëruar hapat të cilat do të ndërmerren në drejtim të tejkalimit të rekomandimeve që qëndrojnë në rrugën e Maqedonisë drejtë BE-së dhe NATO-s.

“Prej atëherë me sukses zgjodhëm disa çështje, ndërsa mes tyre është arritja e Marrëveshjes me Greqinë, tha Zaev dhe shtoi se hapi i ardhshëm historik është referendumi i suksesshshëm në të cilin qytetarët do të vendosin për ardhmërinë e tyre.

Изјава Зоран Заев Вест Мичел

Publiée par MИА.mk sur Jeudi 13 septembre 2018