Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në emisionin e sontëm në TV 24 në pyetjen nëse do të pranonte amnisti për Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijalkovin, në këmbim të mbështetjes së referendumit, tha se do ta refuzonte.

Nuk e di se me çfarë do të kishte të bënte amnistia. Por, unë do ju përgjigjem, unë do ta refuzoj. Unë nuk e di se për çfarë do të ishte amnistia, sepse për asnjërin prej tyre nuk ka një vendim përfundimtar. Ne, si VMRO-DPMNE analizat, anketimet tona dhe bisedat me qytetarët, morëm vendim që qytetarëve t’ju ofrojnë vendimin më demokratik në botë për të vendosur vetë se si të veprojnë në referendum. Njëzëri, Komiteti Qendror I dha legjitimitetin këtij qëndrimi, tha Mickoski.