Mickoski: Do ta përmirësojmë këtë padrejtësi

VMRO-DPMNE-ja e konsideron të turpshëm faktin që kryeministri Zaev flet me emrin e ri të shtetit, akoma pa hyrë marrëveshja në fuqi. Kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski edhe një herë përsëriti kërkesën për zgjedhje të reja dhe premtoi se në të ardhmen do të bëjnë gjithçka për të përmirësuar këtë gabim.

Marketing

“Zoran Zaev sot edhe para kohe e riemëroi atëdheun e tij duke u bazuar në një marrëveshje e cila akoma nuk ka hyrë në fuqi. Turp! Zotëri Zaev, Maqedonia sot nuk festoon. Maqedonia sot është mbështjellë në të zezë sepse ju shitët, shkelët dhe shkatërruar çdo gjë. Këtë që ju e keni bërë ka vetëm një emër, tradhti dhe karrierizëm. VMRO-DPMNE-ja do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj që të ardhmen ta rregullojë këtë padrejtësi. Mbetet e shkruar se 81 njerëz në Kuvend e ndryshuan emrin dhe identitetin”, pohoi Hristijan Mickoski.