Para organeve të VMRO-DPMNE-së do të propozoj të përpunojmë ligj për amnistinë e personave të dënuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e RM-së, theksoi sonte lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në TV Telma.

Pasi ta marrë mbështetjen e partisë, Mickoski tha se ligji do të propozohet edhe në Kuvend, ndërsa personalisht ai do të kërkojë mbështetje edhe prej deputetit Ziadin Sela.

“Kjo është vepër klasike politike dhe aktgjykim politik – 81 vjet burg për njerëz të cilët po zbatonin rendin, t’u jepet dënim drakonik, ndërsa për vepra të tilla të ngjashme u jepen nga një vjet. Nuk mund të besoj për asgjë tjetër, por se bëhet fjalë për vepra të cilat kanë motivim politik dhe mu për këtë do të kërkoj të përpunohet një ligj i tillë”, theksoi Mickovski.

Artikulli paraprakBiznesmenit të shquar Lazim Destani i dorëzohet flamuri amerikan
Artikulli tjetërZaev: As në Maqedoni s’do të ketë kampe refugjatësh