Mickoski: Do të protestojmë deri në ikjen e Zaevit

Udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski gjatë protestës që po mbahet para Qeverisë njoftoi se tashmë çdo të mërkurë në të njëjtin vend do të protestohet deri sa të largohet kryeministri Zoran Zaev nga pushteti.

Marketing

Një vjet e gjysmë po e shkatërronte Maqedoninë, pas gjithë këtyre poshtërimeve dhe pazareve me interesat kombëtare. Ne do të qëndrojmë me të gjithë qytetarët pa dallim kombi dhe besimi. Do t’ju tregojmë vendin tuaj në histori. Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare do t’ju mposhtim dhe do t’ju tregojmë se vendi i juaj është në luginë. Nuk do të largohemi nga këtu derisa ta shohim ikjen tuaj. Do të ngrohin rrezet e lirisë” -tha Mickoski.

Marketing