Derisa në opinion janë aktuale marrëveshja me Greqinë dhe të gjitha pasojat e dëmshme të cilët i sjellë, tenderët kriminelë, afera dhe keqpërdorime, ndërsa bujqit ballafaqohen me krizë të re, ndërsa në shëndetësi numërohen rastet me rezultat vdekjeprurës, Maqedonia ballafaqohet edhe me një humbje të madhe, asnjë prej universiteteve në vend nuk është në njëmijë të parët në Listën e Shanagait për sukses në arsimin sipëror.

Premton ardhmëri, ndërsa arsimi, arsimin e kemi të rrënuar. Çfarë ardhmërie është ajo kur kemi konfirmim zyrtar se asnjë prej universiteteve në shtet nuk është sipas cilësisë së saj në një mijë universitetet e para në botë. Do të përkujtojë se premton jetë, por po fitojmë humbje. Nuk ka ndërtim të ardhmërisë pa arsim dinjitoz dhe cilësor. Maqedonia është përjashtuar nga kjo listë.

Dhe derisa arsimi në Maqedoni po stagnon, në 500 vendet e para janë universitetet nga fqinjësia Beogradi, Athina, Lubjana, Sofja, Selaniku dhe të tjera.

Arsimi ka lidhje me ekonominë. Nuk mundet ju të angazhoheni për zhvillim në ekonomi dhe të ofroni investime me teknologji të lartë, ndërsa madje nuk mund të ofroni kuadër i cili është i edukuar dhe mund t’u shërbejnë këtyre investimeve.

Me këtë qeveri Republika e Maqedonisë nuk ka ardhmëri, as nuk do të arrijë në Bashkimin Evropian.