Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka theksuar se pas një kohe të gjatë këtyre ditëve është takuar me kryetarin e nderit të kësaj partie, Nikolla Gruevski, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet aktuale.

“Po jemi takuar para disa ditëve, kemi biseduar për atë se cfarë po ndodhë, për ndjekjen politike që ai është i ekspozuar gjatë periudhës së kaluar, kemi biseduar për të ardhmen e tij, për shkak se unë si kryetar i partisë dhe ai si kryetar nderi, sigurisht se kemi tema të përbashkëta jo vetëm për funksionimin partiak, por edhe edhe për momentet aktuale”, theksoi Mickoski për Alsat-M.