Mickoski: Jo për pushtet me çdo kusht

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hiristijan Mickoski, gjatë mbledhjes së Komitetit Qendror të partisë së tij mbrëmjen e së martës, tha se do të luftojnë për një shumicë të re parlamentare por jo pushtet me çdo kusht.

Marketing

“Ne do të luftojmë për një shumicë të re parlamentare, por jo në pushtet me koston e parimeve dhe vlerave tona mbi të cilat bazohet shteti maqedonas”, tha Hristijan Mickoski.

siç mësohet, në mbledhje u diskutuan edhe kombinatorikat e mundshme për koalicionin e ardhshme. Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së autorizoi unanimisht kryetarin Hristijan Mickoski të negociojë me partite tjera politike për një koalicion të ardhshëm në mënyrë që të sigurojë shumicën parlamentare. Mickoski para bashkëpartiakëve tha se do të bënte gjithçka në fuqinë e tij për të siguruar një shumicë për përbërjen e qeverisë së re, por jo me çdo kusht.

Linjat e kuqe janë parimet dhe vlerat tona në të cilat ne besojmë, dhe mbi të cilat bazohet ideja e VMRO-së dhe shtetit modern të Maqedonisë, ka thln Mickoski.

Marketing