Mickoski: Ka shfrytëzim jashtëzakonisht të ulët të dy pakove të para me masa të qeverisë, kompanitë i kthejnë mjetet sepse masat nuk u kryejnë punë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka qenë mysafir në një emision të televizionit Klan ku potencoi se kompanitë të cilët e kanë marrë ndihmën e shtetit e kthejnë, sepse ka disa kritere me të cilat ata nuk mund të obligohen dhe për atë i kthejnë prapa në shtet.

Marketing

Mickoski arsyetoi se masa për mbështetje të firmave, firmat të cilat kanë aplikuar për muajin maj për ndihmë në muajin prill, ndërsa të cilat janë pjesë e setit të masave nga pakoja e parë dhe e dytë, në vend të 250.000 punëtorëve të parashikuar janë përfshirë diku rreth 110.000. Dhe në vend se 60-të milion euro është vetëm diku rreth një miliard denarë ose rreth 25 milion euro. Një pjesë e madhe e kompanive kanë marrë mjete si ndihmë dhe tani duan t’i kthejnë prapa sepse kriteret i obligojnë, dhe në vend se tre herë t’i japin paratë ata i kthejnë.

“Unë ju them deri në këtë moment janë parashikuar vetëm me programin e dytë 120 milion euro, ndërsa janë paguar 25”, theksoi Mickoski.

Mickoski shtoi se në masën e tretë janë parashikuar disa qindra milion, ndërsa janë paguar zero në praktikë.

“Shtylla e dytë e kësaj mase të tretë është pakoja e ndihmës për ekonominë dhe paramendoni atje ka pikë 2-2 e cila thotë se shteti në vlerë prej 150 milion euro do të garantojë për huatë e kompanive private. Dhe realizimi i kësaj mase është nga shtatori deri në dhjetor. E çuditshme, pse nuk është menjëherë? Ata kanë vlerësuar se kompanitë do të arrijnë të mbijetojnë deri në shtator dhe nga shtatori deri në dhjetor do t’u ndihmojmë. Por çka është këtu gabim nuk mundet shteti paratë tona, paratë e juaja të cilat i japim në shtet t’i shpenzojë që të garantojë për subjekte juridike të cilat nuk janë gjeneratorë të borgjit publik, kjo është në kundërshtim me ligjin për borxh publik”, përkujtoi Mickoski.

“Të themi se më 30 maj përfundon gjendja e jashtëzakonshme dhe ne kemi zgjedhje në 60 ditët e ardhshme, kjo do të thotë se rreth datës 30 korrik përafërsisht. Kodi zgjedhor është i qartë, këto janë pagesa të jashtëzakonshme, neni 8A hyn në fuqi dhe këtu askush nuk ka dilemë. Që do të thotë se çdo pagesë e jashtëzakonshme e cila do të ndodh në korrniza të atyre 60 ditëve, para ditës së votimit, ose në rast të shpërbërjes së Parlamentit, që atëherë numërohen në kushte normale, tani do të jetë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Vetë dekreti thotë pezullohet neni 8A me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme ndërpriten pagesat e jashtëzakonshme. Jo vetëm që ata nuk munden këtë ta dorëzojnë por është edhe joligjore”, thotë Mickoski.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së

Marketing