Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski edhe një herë kërkoi dorëheqjen e qeverisë pas lajmit se Sasho Mijallkov, për të cilin u raportua se ndodhet në arrati, u paraqit në Prokurori për ta marrë vendimin për paraburgim shtëpiak.

“Edhe një dëshmi se shtetin e udhëheq një mafia e paaftë. Dorëheqje menjëherë”, shkroi Mickoski.

Më herët, kreu i partisë më të madhe opozitare në konferencë shtypi kërkoi dorëheqjen e qeverië dhe nëse nuk ndodh një gjë e tillë do të kërkojë mosbesim në Kuvend.

Ndryshe, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov në deklratë para Prokurorisë tha se ka qenë i izoluar për shkak të simptomave të coronavirusit dhe se asnjëherë nuk do të arratiset.

https://www.facebook.com/MickoskiHristijan/posts/1802640543244730