Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski kërkoi takim urgjent me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Zoran Zaev, në të cilin do të shqyrtohen dispozitat nga marrëveshja e djeshme mes Zaevit dhe kryeministrit grek Aleksis Cipras për përdorimin e përgjithshëm të emrit Republika e Maqedonisë së Veriut për shtetin.

Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp, edhe pse tashmë ka parashtruar kërkesë për takim me kryetarin e shtetit ende nuk ka marrë konfirmim nga Ivanovi, por pret që gjatë ditës të ketë takim edhe me Ivanovin edhe me Zaevin.

Ai theksoi se Marrëveshja e arritur dje, është dështim absolut për diplomacisë e Maqedonisë, i cili, siç tha, nuk mund të shfaqet askund si fitore dhe kërkoi që ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov të japë dorëheqje të parevokueshme.
Theksoi se VMRO-DPMNE nuk do të pranojë dhe të mbështesë ndryshim të Kushtetutës për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues dhe shtoi se do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike që i ka në dispozicion kundër Marrëveshjes.

Nuk precizoi çka konkretisht do të ndërmarrin, duke theksuar se qytetarët për këtë do të njoftohen me kohë.

Artikulli paraprakMASH do të paguajë 75 për qind të instrumenteve muzikore
Artikulli tjetërShaqiri paralajmëron skenare të errëta nga VMRO-ja