Mickoski: Këto janë momente kur merren vendime për të ardhmen e popullit dhe shtetit tonë

VMRO-DPMNE sonte mbajti protesta me kolona automjetesh nëpër rrugët e 11 qyteteve në shtet kundër, siç thonë nga partia, krimit, korrupsionit, padrejtësive, tregtimit me identitetin maqedonas, shtetin, të kaluarën dhe të ardhmen. U protestua në Kriva Pallankë, Kratovë, Shën Nikollë, Negotinë, Strumicë, Gjevgjeli, Strugë, Krushevë, Kërçovë, Makedonski Brod dhe Gostivar dhe kërkohej dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev. Lideri i VMRO-DPMNE-së në fjalimin në Fejsbuk pas protestave të mbajtura për nesër paralajmëroi edhe protesta në kryeqytet.

Marketing

“Këto janë momente historike. Këto janë momente kur merren vendime edhe për të ardhmen e popullit maqedonas dhe shtetin tonë. Këto janë momente kur konfirmohet teza se marrëveshjet e nënshkruara me shpejtësi, jo vetëm se nuk janë zgjidhje por përkundrazi vetvetiu paraqesin problem për të ardhmen e Maqedonisë në kuadër të BE-së. Këtë për fat të keq nuk arriti ta shohë Zoran Zaev dhe sot në vend se zgjidhje e njëjta paraqet problem. Vetëm një amator politik mund të nënshkruaj marrëveshje në të cilën kriter për progresin e Maqedonisë dhe integrimit të saj në kuadër të BE-së do të jenë problemet linguistike dhe problemet e historisë. Vetëm një amator politik mundet në një gjendje të tillë ta sjellë shtetin e tij, popullin e tij dhe kombin e tij”, tha Mickoski.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve në mënyrë masive, pa dallim të përkatësisë politike, pa dallim të përkatësisë fetare dhe etnike, gjatë ditës së nesërme t’u bashkohen protestave të cilat, siç tha, janë mbipartiake, bashkuese dhe me zë të flasin kundër politikave të gabuara të Qeverisë së LSDM-së të kryesuar nga kryeministri, Zoran Zaev.

Ai u kërkoi falje qytetarëve për trafikun e denduar eventual që mund të bëhet nesër, duke potencuar se duhet të ndërmerret diçka menjëherë, pasi, siç theksoi, gabimet që tani do t’i bënte Qeveria dhe Zoran Zaev nuk mund t’i përmirësojnë gjeneratat e ardhshme.

Marketing